Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për dialog dhe arsye të shëndoshë

Foto: UN Photo/Manuel Elías

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vuri në dukje se angazhimi për dialog dhe arsye që çoi në marrëveshjen e fundit për të rifilluar furnizimet me grurë dhe plehra nga Ukraina dhe Rusia, duhet të zbatohet edhe për "situatën kritike " me centralin më të madh bërthamor në Evropë “Zaporozhie” në Ukrainën Juglindore, ku luftimet e vazhdueshme në zonën e tij ngritën frikën për një katastrofë bërthamore, raportoi BTA. Takimi i organizatës botërore, kushtuar "promovimit të sigurisë së përbashkët përmes dialogut dhe bashkëpunimit", u thirr nga Kina, e cila e kryeson atë këtë muaj.

"Fati i njerëzimit është në duart tona sot," theksoi Guterres dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të riafirmojnë angazhimin e tyre për një botë pa armë bërthamore dhe të bëjnë një përpjekje për t'u ulur në tryezën e bisedimeve për t'i dhënë fund tensionit në rritje dhe armatosjes bërthamore njëherë e përgjithmonë.

Duke kërkuar një rrugëdalje nga thellimi i konfliktit, presidenti turk Rexhep Erdogan, i cili vizitoi Ukrainën javën e kaluar, njoftoi se po përpiqet të organizojë një takim midis Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin. Sipas Erdogan, qëllimi i vendit të tij është paqja mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke vlerësuar përpjekjet e presidentit turk, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në selinë e OKB-së në Gjenevë, Genadi Gatilov, tha se çdo bisedë mes Moskës dhe Kievit nuk do të çojë në një zgjidhje të konfliktit. Në një intervistë për Financial Times, ai gjithashtu tregoi se nuk do të ketë takim të drejtpërdrejtë mes presidentëve Putin dhe Zelenski.

Nga ana e Ukrainës, Mihajlo Podoljak, një këshilltar i presidentit Volodimir Zelenski, i tha AFP-së se Kievi refuzon çdo kompromis dhe dëshiron që Rusia të largohet nga territoret ukrainase që ajo pushton. Sipas Podoljak, të gjithë skenarët e tjerë do të çonin vetëm në një pauzë të rrezikshme operacionale përpara një vale të re armiqësish.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ekipi i Maria Bakallovës/BTA

Maria Bakallova bëri që “The Guardian” të ndryshojë titullin e intervistës së saj

Maria Bakallova doli me një qëndrim zyrtar me rastin e një interviste në “The Guardian” , njofton ekipi bullgar i aktores. Titulli që u shfaq në mediat britanike me rastin e një interviste të dhënë nga Bakallova, e cila luante rolin e Ivana..

botuar më 24-10-15 9.34.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Paraditen e së martës dukshmëria do të jetë më e ulët vende-vende në lugina dhe përreth trupave ujorë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, pak më të ulëta në vendet me mjegull të vazhdueshëm. Në Sofje temperatura minimale do..

botuar më 24-10-14 7.40.MD

Gallup: 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ri, dy të tjerë janë të mundshëm

Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin në fillim të tetorit dhe do të përmbusheshin deklaratat e të anketuarve, forca e parë politike me 25.7% të votave do të ishte koalicioni GERB-SDS. Kjo është sipas një sondazhi të Agjencisë..

botuar më 24-10-14 5.24.MD