Evropa u përballë dje me rrezikun e një katastrofe rrezatimi pas përjashtimit të termocentralit Zaporozhie të pushtuar nga Rusia nga rrjeti energjetik i Ukrainës, u bë e qartë nga fjalimi i mbrëmjes i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Ai tha se falë përfshirjes së energjisë elektrike rezervë centrali ka qenë në gjendje të funksionojë në mënyrë të sigurt.
Rusia duhet të pajtohet për një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhies dhe të lejojë zyrtarët ndërkombëtarë të vlerësojnë sigurinë e zonës, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre. Situata në rajon ishte temë e një bisede telefonike mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Ukrainës.
Ndërkohë, një nga dy njësitë energjetike të centralit bërthamor “Zaporozhzhie”, të cilat u shkëputën nga rrjeti elektrik pas bombardimeve nga ushtria ukrainase dhe një zjarri të shpërthyer, është rifilluar, tha kreu i administratës pushtuese ruse të rajonit Zaporozhie, Evgeni Balicki, cituar nga TASS. Ai shtoi se po punohet për rifillimin e punës edhe në njësinë e dytë energjetik.
Nga ana e saj, kompania shtetërore ukrainase "Energoatom" informoi se ndërprerja e një linje ajrore në sistemin energjetik të ukrainas nga rusët ka çuar në ndryshime në funksionimin e termocentralit bërthamor dhe në shkëputjen e plotë të tij nga rrjeti energjetik, raportoi UNIAN
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e numrit të forcave të armatosura, raportoi Reuters. Kështu, duke filluar nga viti i ardhshëm, përbërja e tyre do të rritet nga 1.9 milionë në 2.4 milionë njerëz. Pritet që në radhët e ushtrisë t'i bashkohen 137 mijë persona dhe bashkë me ta ushtarakët aktivë të arrijnë në 1 milion e 150 mijë. Në muajin e shtatë të luftës në Ukrainë, Kremlini tha se i ashtuquajturi “operacioni special ushtarak” është tërësisht vullnetar dhe hodhi poshtë pohimet se mendohet për një mobilizim të gjerë."Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Gjykata Kushtetuese urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe të njoftojë nëse nevojiten ndryshime në përbërjen e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Në varësi të rezultateve,..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..