Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

903 të sapo infektuar me koronavirus, tetë persona kanë vdekur

Foto: pinterest

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 903 raste me koronavirus nga 5771 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 16% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 68% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar.

Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 184, në Plovdiv - 77 dhe në Burgas - 72.

Janë 919 pacientë në spital - 52 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 77% e 137 të sapo pranuarve nuk janë të vaksinuar. Tetë persona kanë vdekur – 63% e tyre nuk janë imunizuar, ndërsa janë shëruar 962. Rastet aktive janë 12 673. Dje janë dhënë 1998 doza vaksinash kundër koronavirusit. Janë 2 068 608 persona me imunizimin e përfunduar. 61 577 kanë një dozë të dytë përforcuese.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD