Lideri i “Ka një popull të tillë” (ITN) Sllavi Trifonov deklaroi se është për zhvillimin e një referendumi kombëtar me pyetjen "Bullgaria - republikë presidenciale apo parlamentare?". "Unë e pashë sistemin politik nga brenda - ka hipokrizi, gënjeshtra, korrupsion, prapaskenë, intriga dhe një etje të dhimbshme për pushtet. Unë nuk jam politikan dhe mendoj se jo vetëm modeli GERB, por modeli i gjithë sistemit aktual politik duhet të hiqet”, theksoi ai në një deklaratë për televizionin “7/8”. Trifonov njoftoi se ITN do të jetë garant në parlamentin e ardhshëm për zbatimin e vendimit të popullit.
Sipas Ligjit për Referendumet, referendumi kombëtar nuk mund të përmbajë pyetje që kanë të bëjnë me formën e qeverisjes.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..