Bullgaret përfunduan raundin e nëntë të Kampionatit Evropian të Shahut Klasik për femra në Pragë me një fitore, dy barazime dhe tre humbje.
Vetëm Gabriella Antova shënoi fitore prestigjioze ndaj gjeorgjianes Salome Melia. Ndërkaq, Nurgjul Salimova humbi shansin për t'u renditur në radhët e para pas barazimit me Govhar Beydullayeva të Azerbajxhanit. Ndeshja më e gjatë e ditës përfundoi me barazim mes Bellosllava Krëstevës dhe polakes Julia Antolak. Tre bullgaret e tjera, ish-kampionia e botës Antoaneta Stefanova, Viktoria Radeva dhe Nadja Tonçeva, shënuan humbje.
Në renditjen dy raunde para fundit, Nurgjul Salimova kryeson bullgaret me 6 pikë, që e vendos atë në vendin e 16-të në renditjen provizore. Gabriella Antova ka 5.5 pikë, Bellosllava Krësteva 5, Viktoria Radeva 4.5 dhe Nadja Tonçeva dhe Antoaneta Stefanova nga 4 pikë.Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..