Në fund të studimeve arkeologjike të një objekti nga epoka romake, i regjistruar në jugperëndim të tumës Ostrusha pranë Kazanllëkut, arkeologët hasën një gjetje të rëndësishme, raportoi BTA. Studimi u krye nga një ekip i Muzeut Historik lokal “ISKRA” si pjesë e projektit të bashkisë "Bota Trakase" në kuadër të programit "Rajonet në rritje" 2014 - 2020.
Gjatë gërmimeve u regjistruan 15 struktura arkeologjike. Dy prej tyre janë objekte me karakter ekonomik. Materiali qeramik i zbuluar dhe numri i vogël i gjetjeve të vetme mundësojnë datimin paraprak të këtyre strukturave në shekullin III-IV.
Në një ndërtesë, u gjet një enë e madhe qeramike - një pitos, i përdorur në këtë epokë për të ruajtur drithërat. Këto enë i kanë varrosur në tokë, duke lënë mbi sipërfaqe vetëm gojën e tyre, të mbuluar me kapak.
Pitosi nga Ostrusha të bën përshtypje me përmasat e tij, është shumë i ruajtur, gjë që mundëson ekspozimin e tij së shpejti.Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..