Në fund të studimeve arkeologjike të një objekti nga epoka romake, i regjistruar në jugperëndim të tumës Ostrusha pranë Kazanllëkut, arkeologët hasën një gjetje të rëndësishme, raportoi BTA. Studimi u krye nga një ekip i Muzeut Historik lokal “ISKRA” si pjesë e projektit të bashkisë "Bota Trakase" në kuadër të programit "Rajonet në rritje" 2014 - 2020.
Gjatë gërmimeve u regjistruan 15 struktura arkeologjike. Dy prej tyre janë objekte me karakter ekonomik. Materiali qeramik i zbuluar dhe numri i vogël i gjetjeve të vetme mundësojnë datimin paraprak të këtyre strukturave në shekullin III-IV.
Në një ndërtesë, u gjet një enë e madhe qeramike - një pitos, i përdorur në këtë epokë për të ruajtur drithërat. Këto enë i kanë varrosur në tokë, duke lënë mbi sipërfaqe vetëm gojën e tyre, të mbuluar me kapak.
Pitosi nga Ostrusha të bën përshtypje me përmasat e tij, është shumë i ruajtur, gjë që mundëson ekspozimin e tij së shpejti.Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..