Në pjesën më të madhe të vendit gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa paradite do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të jenë më të theksuara kryesisht në rajonet veriperëndimore dhe ekstreme juglindore, ndërsa në disa vende do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima.
Ditën e enjte, më 1 shtator, do të zhvillohen vranësira rreth dhe pas mesditës në shumë vise në të gjithë vendin. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore ka kushte për fenomene lokale intensive. Natën e së premtes do të ketë reshje intensive në më shumë vende në gjysmën perëndimore të vendit. Era do të fryjë gradualisht nga veriu-verilindja, do të jetë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri mesatare. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, në rajonet juglindore deri në 33°, në Sofje rreth 25°.
Përgjatë Detit të Zi do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Në disa zona ka kushte për fenomene më intensive. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 26°-28°, afër temperaturës së ujit të detit. Eksitimi i detit para mesditës do të jetë rreth 2 ballë, deri në mbrëmje do të rritet në 3 ballë.
Mbi male që para mesditës, më 1 shtator do të fillojnë të zhvillohen vranësira. Paradite në disa zona, pas mesditës në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Në masivët në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore ka kushte që dukuritë të jenë intensive. Do të fryjë erë mesatare, por me zhvillimin e vranësirave do të ketë rritje të përkohshme të fuqisë së erës. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 21°, në 2000 metra rreth 14°.Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..