Ditën e shtunë (më 3 shtator) do të mbizotërojë mot me diell para mesditës, vranësirat do të jenë më të konsiderueshme në zonat verilindore. Do të vazhdojë të ketë reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen sërish vranësira, por vetëm në vende të izoluara do të ketë reshje afatshkurtra. Do të fryjë erë mesatare, pasdite në gjysmën verilindore të vendit do të fryë erë e fortë veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22° dhe 27°, në Sofje rreth 23°.
Vranësirat mbi Detin e Zi do të jenë të ndryshueshme, para mesditës në bregdetin verior më shpesh të theksuara dhe do të ketë ende reshje afatshkurtra, në vende të izoluara dhe shtrëngata. Pasdite vranësirat do të çahen, vende-vende në bregdetin jugor do të kemi mot kryesisht me diell. Temperatura maksimale do të jetë 24°-27°C, kurse ajo e ujit të detit rreth 26°C. Eksitimi i ujit të detit do të jetë 1-2 ballë.
Në zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, pasdite vende-vende do të ketë reshje afatshkurtra. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 18˚, në 2000 m - 12˚.Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...