Kompanitë dhe organizatat bullgare do të mbështeten për aktivitetet e tyre në zhvillimin e teknologjive hapësinore dhe programeve të inxhinierisë hapësinore, njoftoi Ministria e Inovacionit dhe Zhvillimit. Përzgjedhja do të mbahet në kuadrin e një tenderi të Agjencisë Evropiane të Hapësirës për Bullgarinë me një buxhet total prej 2.2 milionë levash (1.1 milionë euro).
Në vitet e fundit janë financuar 39 projekte me vlerë mbi 13 milionë leva (6.6 milionë euro). Midis tyre janë studimet për një instrument të montuar në një satelit ndërkombëtar për të matur rrezatimin në orbitën rreth Marsit; një serë hapësinore që rikrijon kushtet specifike mjedisore për rritjen e bimëve; modulet e ushqimit hapësinor për ekuipazhet.Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..