Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një person ka ndërruar jetë nga Covid në 24 orët e fundit

Foto: Pixabay

461 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 263 nga një ditë më parë. 62% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 14% e 3196 testeve të kryera janë pozitive, thekson portali coronavirus.bg.

Rastet aktive janë rritur me 386 në 12 108. 24 të infektuar janë shtruar në spitale. 17 prej tyre ose 70.8% nuk ​​janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital janë rritur me 8 në 743. 42 të infektuar mbeten në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë 1 person i diagnostikuar me Covid i cili nuk ishte imunizuar. Janë kuruar 74 veta. Të martën janë bërë 57 vaksina. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë administruar 4 526 869 doza vaksinash.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 janarin

Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..

botuar më 25-01-02 7.35.MD

GERB-SDS, DB, BSP dhe ITN diskutuan prioritetet e qeverisjes së ardhshme

Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..

botuar më 25-01-02 6.29.MD

Nuk do të lejohet presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-grek

Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..

botuar më 25-01-02 5.16.MD