Përfaqësuesit e qeverisë teknike dhe të kompanisë ruse "Lukoil" kanë shënuar masat për të siguruar tregun e karburanteve duke pasur parasysh embargon e ardhshme të naftës, që BE-ja vendosi ndaj Rusisë. Kështu ka bërë të ditur presidenti i kompanisë ruse, Vadim Vorobjov, gjatë takimit të kreut të shtetit, Rumen Radev, me përfaqësuesit e “Lukoil”. "Ne e shohim të ardhmen të ndarë në tre periudha - e para është në dhjetor, kur hyn në fuqi embargoja ndaj naftës ruse, e dyta - deri në fund të vitit 2024, kur do të fillojnë të funksionojnë sanksionet ndaj ekonomisë bullgare dhe e treta është sipas situatës në tregun e brendshëm pas vitit 2024, duke marrë parasysh “Lukoil Neftohim Burgas”, komentoi Vadim Vorobjov.
Nga ana e tij, Rumen Radev theksoi se kompania ruse është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, një nga punëdhënësit kryesorë dhe një prodhues i madh i karburanteve. “Çmimet e larta të karburanteve janë ndër arsyet kryesore të rritjes së çmimit të të gjitha mallrave dhe shërbimeve dhe çojnë në tkurrje të konsumit, ndaj besoj se takimi juaj i ardhshëm me qeverinë është një mundësi e mirë, duke ndjekur me rigorozitet mekanizmat e tregut, për të identifikuar masat për të stabilizuar mjedisin ekonomik dhe për të luftuar inflacionin për të mirën e konsumatorit bullgar”, tha presidenti.Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë. Ai shkoi atje për të inspektuar organizatën e re të lëvizjes së..
Bullgarët në mbarë vendin e presin vitin e ri 2025 me iniciativa të ndryshme. Mbi 20 anëtarë të klubit të trajnerit të karatesë dhe jogës Emill Zllatev në Varna tradicionalisht kanë notuar më 1 janar në det. Ata ndanë se nuk sëmuren kurrë dhe ndihen..
Qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit ka publikuar një raport për aktivitetet e saj. Ai vëren se kabineti ka punuar me qëllim për të finalizuar procesin e anëtarësimit të plotë në Shengen dhe Bullgaria e ka përmbushur këtë qëllim. Falë përpjekjeve të..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...