Një organizatë bamirëse, e krijuar në Londër me qëllim të mund të ndihmojë për përmirësimin e jetës të nevojtarëve në vendin tonë, krijoi një aplikacion të ri celular. Ai përbën një kanal unik për komunikim dhe ndihmë reciproke për bullgarët që jetojnë në mbarë botën. Secili prej përdoruesve të tij mund të reklamojë biznesin e tij, të kërkojë këshilla ose shërbim krejtësisht pa pagesë dhe në një vend.
Me ndihmën e kartës interaktive, e cila përfshin që të gjithë botën, secili mund të zbulojë e të gjejë mallin ose shërbimin e kërkuar në objektin më të afërt pranë shtëpisë ose zyrës.
Në vitin 2021, organizata, e krijuar me idenë e Stella Ivanova, ishte një nga finalistët në fushatën e Radios Kombëtare Bullgare "Iluministi i vitit", e fituar atëherë nga Leo Kadeli, i cili për shkak të misionit të tij për të ndihmuar çdo bullgar në nevojë, quhet "Shqiptari me shpirt bullgar".
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: angelsforbulgaria.com
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..