Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi këmbëngul për vazhdimin e kompensimit për çmimin e energjisë elektrike

Foto: BGNES

Bizneset kërkuan dëmshpërblim për çmimet e larta të energjisë elektrike. Në një letër drejtuar kryeministrit dhe ministrave, organizatat e punëdhënësve kujtojnë se skema aktuale e kompensimit skadon në shtator dhe bëjnë thirrje për masa urgjente. Një vonesë e mundshme në zgjatjen e kompensimeve do të çojë në një krizë të rëndë likuiditeti për shumicën dërrmuese të konsumatorëvejo-shtëpiakë të energjisë elektrike, mbyllje të prodhimit dhe shkurtime të vendeve të punës. Në sfondin e serisë së vazhdueshme të krizave, biznesi bullgar nuk është në gjendje të përballojë një goditje tjetër çmimi, thuhet në letër.

Biznesi kujton se përdoruesit jo-shtëpiakë përfshijnë të gjitha institucionet publike - spitalet, shkollat, kopshtet, muzetë, teatrot, komunat.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov

PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit

“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..

botuar më 24-11-28 6.36.MD