Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti shkollor nis me masa anti-epidemike

Foto: BGNES-arkiv

Ministria e Shëndetësisë po prezanton masa të përkohshme anti-epidemike në çerdhe dhe kopshte, shkolla dhe në qendrat për mbështetje të veçantë arsimore nga data 15 shtator deri më 14 tetor. Rekomandohet, nëse është e mundur, që në çerdhe dhe kopshte puna me fëmijët të organizohet në të njëjtin grup me të njëjtin staf dhe në shkolla mësimet të fillojnë në orë të ndryshme, ndërsa procesi mësimor të kalojë në një regjim me dy turne. Rekomandohet gjithashtu që të ruhet një distancë fizike ndërmjet nxënësve të klasave të ndryshme dhe klasat të pushojnë sipas orareve të ndryshme.

“Është e nevojshme që në mëngjes të ketë një kontroll më të fortë shëndetësor të nxënësve që të mos lejohet hyrja në shkollë e fëmijëve me simptoma klinike të Covid-19, si dhe të sëmundjeve të tjera infektive akute”, thuhet në urdhrin e Ministrisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojkoti i pestë radhazi i zinxhirëve tregtarë

Qytetarët do të heqin dorë nga blerjet në dyqanet e mëdha dhe shërbimet bankare sot. Arsyeja e bojkotit për të pestën javë radhazi janë çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë dhe kërkesa për të pranuar një kufi për tarifat bankare. Nismëtarët..

botuar më 25-03-13 9.43.PD

Qindra qytetarë u shpallën për shtet ligjor dhe zgjedhje të ndershme

Nën moton "#KUSH po bllokon Kushtetutën", qindra qytetarë protestuan mbrëmë në qendër të Sofjes dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Në një simbiozë kriminale, kompania..

botuar më 25-03-13 9.26.PD

Parashikimi i motit për 13 marsin

Të enjten , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale në mëngjes do të jenë 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë rreth 11°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë më të konsiderueshme. Në disa vende të izoluara, kryesisht në..

botuar më 25-03-12 7.40.MD