Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fundi i luftës është shumë larg, pavarësisht suksesit të Ukrainës në rajonin e Harkovit

Foto: EPA/BGNES

Forcat ukrainase kanë rikthyer 6000 km katrorë nga Rusia në avancimin e tyre këtë muaj, duke përfshirë 500 km katrorë në rajonin e Hersonit, tha presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Trupat ruse u detyruan të largoheshin nga pjesa më e madhe e rajonit të pushtuar të Harkovit dhe shumë prej tyre u tërhoqën në Rusi. Forcat e Moskës vazhdojnë të sulmojnë në rajonin e Doneckut nga Seversku e gjer te Bakhmuti, ndërsa në rajonin e Hersonit ka një progres të moderuar të sulmit ukrainas, raportoi CNN, duke cituar një burim nga Pentagoni.

Ukraina dhe Rusia janë duke luftuar për qytetin e Limanit, raportoi Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW. "Ukraina ka kthyer valën e agresionit rus, por kundërofensiva e tanishme nuk do t'i japë fund luftës," vuri në dukje ISW.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD

Konfederata e Punës “Podkrepa” nis takime me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për buxhetin

Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..

botuar më 25-02-28 5.31.MD