Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkollat bullgare të së dielës në mbarë botën po hapin gjithashtu dyert e tyre

Snezhina Meçeva: Fëmijët kanë nevojë për kontakt me atdheun e tyre për t'u ndjerë në Bullgari

Foto: Facebook/@bulgarianschoolireland

Shumë fëmijë bullgarë në mbarë botën tashmë po ndjekin mësimet e gjuhës, historisë dhe kulturës amtare në shkollat ​​e së dielës, ndërsa të tjerë do ta bëjnë këtë nga 15 shtatori së bashku me bashkëmoshatarët e tyre në vendin tonë.Gjithsesi, kudo që të jenë, të gjithë e krahasojnë vitin e ri shkollor me një kaleidoskop - ndonjëherë copëzat e vogla laramane të qelqit pikturojnë një guaskë deti, herë të tjera gjethe të verdha që ngjallin gëzim në takimin me shokët e klasës.

Shkollat bullgare të së dielës shikojnë me shpresë, por edhe me shqetësim vitin e ri shkollor.Radio Bullgaria kontaktoi me katër nga drejtorët e tyre për të mësuar nga dora e parë se me çfarë pritshmërie dhe shpresa presin nxënësit e tyre.

“Me një dëshirë të madhe presin fëmijët që të hyjnë në shkollë, por problemi i parë dhe më i madhi është kalimi në mësimin online që në fillim për shkak të pandemisë së Covid-it - formulon shqetësimin e pothuajse të gjithë mësuesve dhe nxënësve Tanja Hristova, drejtoreshë e Shkollës bullgare "Paisij Hilendarski" në qytetin qipriot Limasoll.- Fëmijëve fare nuk u pëlqen kjo, meqenëse u mungon lidhja e gjallë”.

Tanja Hristova

Në një pol tjetër është gjendja shpirtërore në Irlandë, ku dhe gjatë vitit të kaluar të rëndë pandemik arsimi ka mbetur i pranishëm.

“Shpresoj që të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë  dhe gjatë vitit të ri shkollor - thotë Zornica Gogan, drejtoresh e Shkollës bullgare “Rajna Knjaginja” në Dublin.- Nuk kemi asnjë tregues se shkollat ​​ka të ngjarë të mbyllen, ndaj presim një proces të mrekullueshëm dhe të qetë mësimor. Gjëja tjetër nga e cila po emocionohemi është hapja е një shkolle të re ndaj asociacionit tonë në Tullamor. Klasa jonë aty ekziston prej 9 vjetëve si një filial, por meqenëse në qytet u formua një bashkësi e mirë bullgare dhe u mblodhën më shumë se 20 fëmijë, mundëm të regjistrojmë shkollën.”

Zornica Gogan

Kudo që të jenë, elementi “pasiguri” do të shënojë çdo një shkollë.

“Dhe tani po shikojmë kudo nëpër botë të panjohurën - ti nuk e di se përball çfarë gjëje do të drejtohesh - thotë Petja Caneva, drejtoresh e Shkollës së parë bullgare të ditës së diel “Shën Ivan Rillski” në Madrid. - Gjatë vitit të kaluar ne kishim njëfarë zbatice - disa familje u kthyen në Bullgari, të tjerë u nisën për në shtete të tjera, kurse kishte dhe të tillë, të cilët për shkak të koronavirusit nuk i lanë fëmijët e tyre nga frika që të mos të sëmuren.”

Petja Caneva

Luftë, pandemi, krizë ekonomike - fëmijët çdo ditë dëgjojnë fjalë, të cilat i nxjerrin nga bota e përshtatshme e shkujdesur e epokës së tyre. 

“Jeta na mëson që të gjithë - kush prej nesh ka përjetuar luftë në të gjallë - pyet në mënyrë retorike Snezhina Meçeva, drejtoresh e Shkollës bullgare “Ivan Stançov” në Londër. - Dhe fëmijët mësohen dhe ne mësohemi. Koha imponon të punojmë në një mënyrë të re të mësohemi, të përgatisim nxënësit tanë për sprovat. Ata duhet të mësohen të përshtaten, të luftojnë dhe të shpëtojnë dhe mendoj se, për këtë kontribuon shkolla bullgare jashtë shtetit, duke dhënë stimul, shpresë, dashuri, komfort kur jemi bashkë me fëmijët. Tema për luftën hyn në klasë pa kushte, më në veçanti tek më të mëdhenjtë, të cilët komentojnë se çfarë rastis jo vetëm në shtëpi. Kurse ne jemi familja e dytë, ku këto komente vazhdojnë dhe kërkohet një qasje shumë serioze, që të mund të gjejmë fjalët e vërteta e të drejta.”  

Snezhina Meçeva

E gjithsesi, është mirë që çdo një fillim i ri të shikohet me shpresë - në Londër e në Madrid presin me padurim nxënësit e klasës së parë të radhës, në Limasoll po përgatiten për festivalin folklorik bullgar, kurse në Dublin janë të etur të rinovojnë mësimet e valleve popullore, që të mund fëmijët të veshin kostumet e tyre të rinj popullor. “Shkollat tona nuk janë me detyrim, por me dashuri”, thotë Snezhina Meçeva dhe shton: “Fëmijët kanë nevojë për kontakt me atdheun e tyre që të ndihen në Bullgari”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/@bulgarianschoolireland, Diana Cankova, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD