Sot do të mbahen ditë të dyerve të hapura në ndërtesën e rinovuar të Banjës Minerale Qendrore që ndodhet në vendpushimin Bankja në afërsi të Sofjes. Të interesuarit do të mund të shikojnë objektin e rinovuar, i cili është gati të hapë dyert.
E njohur edhe si Banja Mbretërore, ajo u krijua gjatë kohës së udhëheqjes së mbretit Ferdinand. Godina u projektua nga arkitekti i Munihut Prof. Karl Hoheder, një specialist kryesor në krijimin e ndërtesave të ngjashme në të gjithë Evropën. Realizimi i projektit përfundoi në vitin 1906 dhe më 24 maj 1911 u hap zyrtarisht banja.
Restaurimi gjatë viteve të fundit e ka rikthyer pamjen autentike të ndërtesës së mrekullueshme në parkun e Bankjas. Uji mineral i Bankjas është i pastër, pa erë, i butë dhe jashtëzakonisht i shijshëm. Përdoret në trajtimin e sëmundjeve të sistemit muskuloskeletal, sistemit nervor periferik etj.Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..