Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 30 shtatorin

Mot i ngrohtë dhe me diell në ditën e fundit të shtatorit

Foto: arkiv

Gjatë natës do të mbajë vranësira kryesisht në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë erë e lehtë jugore. Në orët e paradites do të krijohet mjegull afatshkurtër vende-vende nëpër lugina dhe rreth pellgjeve ujore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12° dhe 17°, në Sofje rreth 12°.

Ditën e premte, 30 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore do të shfaqen vranësira të larta të shpërndara. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Moti do të jetë i ngrohtë për fund të shtatorit me temperatura maksimale ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje - rreth 25°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 19°, në 2000 metra - rreth 12°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD