Referendumet e mbajtura në katër rajonet e pushtuara në Ukrainë, si dhe pritshmëria e aneksimit të tyre, krijojnë shqetësime shtesë midis pushtetarëve në Bullgari. Kjo u bë shkak për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit, të kryesuar nga kryeministri Gëllëb Donev. Gjatë diskutimit, anëtarët e këshillit u bashkuan rreth vendimit për rishikimin dhe përditësimin e planeve të mbrojtjes nga fatkeqësitë, si dhe për shqyrtimin e disponueshmërisë dhe statusit të individit dhe mjeteve kolektive të mbrojtjes në rast krizash nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, në koordinim me Ministrinë e Brendshme. Theksi u vu gjithashtu në ndërveprimin midis pjesëve të sistemit të unifikuar të shpëtimit dhe autoriteteve ekzekutive.
Në takim morën pjesë disa prej ministrave që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare, si dhe drejtues të shërbimeve. "Çdo ndryshim i vetëm në situatën gjeopolitike çon në shqetësimet përkatëse," komentoi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Sipas tij, mobilizimi në Rusi vlen edhe për bullgarët me shtetësi të dyfishtë nëse janë në territorin rus. Këtë e ka konfirmuar ministri i jashtëm Nikollaj Millkov.
Lidhur me referendumet në katër rajonet e Ukrainës, ai theksoi se rezultatet e tyre nuk konsiderohen ligjërisht të detyrueshme. Pritet që sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë që dënon referendumet. Sipas Përfaqësueses së Përhershme të SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, nëse Rusia përdor veton për t'u mbrojtur, atëherë do të thirret Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për t'i dërguar një mesazh të qartë Moskës.Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri. Shfaqja – pjesë e programit të koncertit festiv në sheshin “Princ Aleksandri I”, do të jetë me kujdes..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e parë e vinilit në vend. Për momentin ajo do të jetë e vetmja në Ballkan, tha për BTA Ilija Grigorov,..
Të shtunën vranësira në pjesën më të madhe të vendit do të jetë e konsiderueshme dhe kryesisht në rajonet qendrore dhe lindore të Bullgarisë Veriore do të ketë reshje të dobëta bore. Mbi Bullgarinë Perëndimore gjatë ditës do të ketë shpërndarje të..
Të shtunën vranësira në pjesën më të madhe të vendit do të jetë e konsiderueshme dhe kryesisht në rajonet qendrore dhe lindore të Bullgarisë Veriore do të..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...