Në këto zgjedhje dolën për të votuar më pak të rinj, krahasuar me zgjedhjet e nëntorit 2021, gjë që uli votën për “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Një e katërta vendosi se për kë do të votonin në minutën e fundit dhe ata që votuan me "Nuk mbështes askënd" janë tre herë më shumë se në zgjedhjet e nëntorit, sipas një studimi të Gallup International Balkan. Formacioni i ri në parlament – “Ngritja bullgare” marrin 1/3 e votave të “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe 10 mijë vota të tjera nga BSP. 40 mijë vota të tjera nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” shkuan për “Vëzrazhdane”, e cila dyfishoi rezultatin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Sipas Përvan Simeonovit nga “Gallup”, profili i atyre që votuan për “Vëzrazhdane” nuk është, siç pritej, radikal, por protestues, prandaj është shumëngjyrësh.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" janë të parët në Sofje me 26% kundrejt 22% për GERB. Të dyja partitë ndajnë në mënyrë të barabartë votat e njerëzve me arsim të lartë - rreth 24% për secilën.
Sipas Simeonovit, nëse forcat politike në parlament nuk gjejnë një formulë kompromisi për kabinetin, do të ndëshkohen nga votuesit.Komisioni Evropian prezantoi Raportin e 6-të vjetor për sundimin e ligjit në 27 vendet anëtare të BE-së dhe 4 vendet kandidate. Për Bullgarinë, në Raport theksohet përparimi legjislativ gjatë periudhës së qeverisjes së kabinetit “Zheljazkov”...
Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi Bullgari do të kalojë një front atmosferik i ftohtë. Gjatë natës mbi rajonet veriperëndimore, ndërsa të mërkurën mbi pjesën tjetër të Bullgarisë Veriore dhe në disa rajone në Jug, do të zhvillohet vranësirë me re..
Bullgaria do të jetë një shtyllë e disiplinës fiskale brenda eurozonës, deklaroi nga Brukseli ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë ceremonisë zyrtare të nënshkrimit të dokumenteve përfundimtare për anëtarësimin e vendit në eurozonë dhe..
Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi Bullgari do të kalojë një front atmosferik i ftohtë. Gjatë natës mbi rajonet veriperëndimore, ndërsa të mërkurën..
Vendimet përfundimtare për pranimin e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari i vitit të ardhshëm po votohen sot nga Parlamenti Evropian në Strasburg dhe..
Raporti vjetor i Parlamentit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE u miratua sot në Strasburg..