U gjetën kufomat e dy grave të zhdukura pas incidentit në fabrikën e armëve “Arsenall” në Kazanllëk. Zyrtarisht, tani janë tri viktima - një burrë 55-vjeçar dhe dy gra, 53 dhe 43 vjeç. Burri ka 8 vjet stazh, një grua ka 9, dhe tjetra - 15 vjet stazh në uzinë, njoftoi prokurori i qarkut Diço Atanasov. E plagosura, e cila është dërguar në spitalin e Sofjes, ka një dëmtim të rëndë në tru, por është në gjendje stabile.
U caktuan ekspertizat mjeko-ligjore, do të vijnë edhe ekspertiza teknike, kimike dhe eksplozive. Hetuesit e shpërthimeve po punojnë kryesisht për versionet e një shkaku teknik ose gabimi njerëzor.
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia, në të cilën do të marrë pjesë shefi i mbrojtjes, admirali Emill..
Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..