Sfidat e shumta, tejkalimi i krizës ekonomike dhe energjetike, përballja me presionin migrator, zbutja e rrezikut të luftës së drejtuar nga Rusia në Ukrainë, kërkojnë përpjekje të bashkuara jo vetëm nga vendet anëtare të BE-së, por edhe nga të gjitha vendet e Kontinentit të Vjetër dhe nga hapësira e zgjeruar evropiane. Kjo do të thotë dialog, koordinim dhe kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta". Kështu tha presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Pragë. Kreu i shtetit tonë ndodhet në Çeki për diskutime mbi "Energjinë dhe ekonominë" në takimin e Komunitetit Politik Evropian - një nismë franceze që mblodhi së bashku BE-në dhe 17 vende nga fqinjësia lindore si Ukraina dhe Moldavia si dhe Ballkani Perëndimor për të diskutuar çështjet e sigurisë. Takimi u vlerësua shumë lart nga presidenti bullgar.
Në kuadër të forumit, Radev u takua me homologun e tij turk Rexhep Erdogan, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në sferën e energjisë dhe luftën kundër presionit të migrantëve, njoftoi korrespondentja jonë Mira Stefanova.“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..