Lufta e Rusisë në Ukrainë, kriza energjetike dhe situata ekonomike diskutohen në Pragë nga liderët e 27 vendeve të BE-së. Këshilli joformal i Komunitetit po mbahet pas takimit të parë të së enjtes të Komunitetit Politik Evropian, i cili mblodhi një grup prej 44 vendesh, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë. Në një video-lidhje, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje Evropës që të ndëshkojë Moskën, duke rritur furnizimet me armë dhe duke ofruar garanci sigurie për Ukrainën në të ardhmen. "Ne, udhëheqësit e Evropës, mund të bëhemi udhëheqës të paqes. Komuniteti ynë politik evropian mund të bëhet një komunitet evropian i paqes", tha Zelenski.
Takimet dyditore në Pragë po vazhdojnë në sfondin e paketës së 8-të të miratuar të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Ata vendosin një tavan për çmimet e naftës ruse të transportuar nga deti në vendet e treta dhe kufizime shtesë në transportin detar të naftës dhe të produkteve të naftës nga Rusia. Ndalohet importi i çelikut nga Rusia dhe eksporti i pajisjeve të aviacionit në vend. Opsionet e fundit të pagesës me Rusinë përmes bitcoin dhe kriptovalutave të tjera janë duke u ndalur.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur..