A duhet ftuar në hapjen e sezonit të ri parlamentar ambasadorja e Rusisë në Bullgari, Eleonora Mitrofanova? Kjo çështje u bë shkak për mosmarrëveshje të ashpra mes deputetëve të Legjislaturës së re të 48-të të Kuvendit Popullor para fillimit të punimeve më 19 tetor. “Bullgaria Demokratike” propozoi që ambasadorja e Federatës Ruse, Eleonora Mitrofanova, të mos jetë në mesin e zyrtarëve të ftuar. Ndërkohë, Bullgaria Demokratike njoftoi se do të paraqesë në parlament një projektvendim për dërgimin e ndihmës ushtarako-teknike në Ukrainë. Propozimi i saj u mbështet vetëm nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Vëzrazhdane” kundërshtuan, kurse formacionet e tjera nuk kanë mbajtën qëndrim.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë, sepse do të rrisë edhe më shumë tensionin mes Bullgarisë dhe Rusisë”, tha “Vëzrazhdane”. Më pas, dhe GERB njoftuan në Facebook se janë kundër pranisë së ambasadores ruse në seancën e parë të parlamentit.
Protokolli kërkon që në seancën e parë të Kuvendit Popullor të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik të huaj, saktëson bTV.Përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në një takim pune për hekurudhën e Korridorit Nr.8, njoftoi Ministria e Transportit. Nga institucioni saktësojnë se takimi i planifikuar për 16 tetor në Bruksel u mbajt më 31 tetor në..
Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në 10°, në Sofje 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Maksimumi do të..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski njoftoi se thërret konferencën e jashtëzakonshme kombëtare më 22 dhjetor në Sofje. Në një letër për mediat ai thekson: “Pas vetëpërjashtimit nga radhët e DPS-së të anëtarëve të niveleve të ndryshme të..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..