A duhet ftuar në hapjen e sezonit të ri parlamentar ambasadorja e Rusisë në Bullgari, Eleonora Mitrofanova? Kjo çështje u bë shkak për mosmarrëveshje të ashpra mes deputetëve të Legjislaturës së re të 48-të të Kuvendit Popullor para fillimit të punimeve më 19 tetor. “Bullgaria Demokratike” propozoi që ambasadorja e Federatës Ruse, Eleonora Mitrofanova, të mos jetë në mesin e zyrtarëve të ftuar. Ndërkohë, Bullgaria Demokratike njoftoi se do të paraqesë në parlament një projektvendim për dërgimin e ndihmës ushtarako-teknike në Ukrainë. Propozimi i saj u mbështet vetëm nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Vëzrazhdane” kundërshtuan, kurse formacionet e tjera nuk kanë mbajtën qëndrim.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë, sepse do të rrisë edhe më shumë tensionin mes Bullgarisë dhe Rusisë”, tha “Vëzrazhdane”. Më pas, dhe GERB njoftuan në Facebook se janë kundër pranisë së ambasadores ruse në seancën e parë të parlamentit.
Protokolli kërkon që në seancën e parë të Kuvendit Popullor të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik të huaj, saktëson bTV.Deputetët e partisë "Vëzrazhdane" do të kërkojnë një dëgjim në parlament të ministres së financave Temenuzhka Petkova për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë dhe nëse vendi ka marrë angazhime ndaj institucioneve evropiane. Këtë e tha lideri i formacionit,..
Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..