Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje – 9°. Gjatë ditës, vranësirat nga perëndimi do të çahen dhe do të zvogëlohen. Në Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të ndjeshme dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°, në Sofje – 18°.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Detin e Zi, por vetëm në jug do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 16-19°. Temperatura e ujit të detit është 17-19°. Deti është i trazuar me dallgë deri në 4 ballë.
Mbi malet pas mesditës vranësirat do të çahen. Reshje të dobëta shiu do të bien vende-vende në rajonin Rilla-Rodope, në Stranxha dhe Sakar. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 5°.
Moti me diell rikthehet në ditët në vijim.PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..