Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje – 9°. Gjatë ditës, vranësirat nga perëndimi do të çahen dhe do të zvogëlohen. Në Bullgarinë Lindore vranësirat do të jenë të ndjeshme dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°, në Sofje – 18°.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Detin e Zi, por vetëm në jug do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 16-19°. Temperatura e ujit të detit është 17-19°. Deti është i trazuar me dallgë deri në 4 ballë.
Mbi malet pas mesditës vranësirat do të çahen. Reshje të dobëta shiu do të bien vende-vende në rajonin Rilla-Rodope, në Stranxha dhe Sakar. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 5°.
Moti me diell rikthehet në ditët në vijim.Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..