Në sfondin e synimit të Maqedonisë së Veriut për t'iu bashkuar familjes evropiane më shpejt, në territorin e vendit po ndodhin ngjarje në kundërshtim me vlerat e vendosura, si të drejtat e njeriut, toleranca dhe respektimi i së drejtës për vetëvendosje.
Vandalizmi ndaj klubit të sapohapur bullgar "Mbreti Boris III" në Ohër së fundmi ngriti sërish çështjen e gjuhës së urrejtjes ndaj njerëzve me vetëdije bullgare atje.
Ky është sulmi i dytë në një qendër kulturore bullgare në Maqedoninë e Veriut në më pak se 5 muaj. Pas djegies së qendrës bullgare në Manastir në verë, sulmuesi u ndalua dhe u lirua me kusht. Tani një tjetër shtetas maqedonas ka thyer xhamat dhe tabelën e zyrës së shoqatës kulturore bullgare në Ohër.
Sipas Petër Kolevit, avokat dhe gazetar, kryetar i Unionit Civil në Maqedoninë e Veriut, reagimet e një vandalizmi të tillë nga ana e autoriteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë tregues i qëndrimit ndaj bullgarëve atje. “Institucionet maqedonase nuk e zbatojnë ligjin kur është fjala për sulmin ndaj Bullgarisë dhe organizatave bullgare, gjë që përmbush përmbajtjen e kësaj strategjie, e cila zbatohet për më shumë se 75 vjet me qëllim që të mos ketë organizata bullgare dhe asnjë bullgar në Maqedoninë e Veriut”, tha për BNR Petër Kolev.
“Nëse njeriu është i paanshëm ndaj mënyrës në të cilën është pasqyruar kjo ngjarje në mediat maqedonase, do të shihet se shumica e titujve janë të njëjtë, dhe tekstet e publikuara duket se janë shkruar në të njëjtin kompjuter.
Kjo sugjeron se ajo që po ndodh nuk është një aksident, por ngjarje të koordinuara me një qëllim të qartë që nuk ka ndryshuar prej vitesh dhe e gjithë kjo duhet të bëhet e qartë si për autoritetet dhe shoqërinë bullgare, ashtu edhe për institucionet evropiane. Sepse organizatat bullgare në Maqedoninë e Veriut përpiqen ta zgjidhin këtë problem në mënyrë institucionale për më shumë se 30 vjet. Dhe ne e kuptuam se nuk mund të merremi me këtë makinë që përmban helmin e antibullgarizmit. Pikërisht për këtë iu drejtuam institucioneve në Bullgari për mbështetje, por edhe institucioneve evropiane dhe u përpoqëm që ta bëjmë çështjen e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut pjesë të procesit negociator të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Gjuha e urrejtjes ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohet në vend që të ulet, siç shkruhet në marrëveshjen e fqinjësisë së mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe në sfondin e mbikëqyrjes që Brukseli po kryen ndaj vendit ballkanik në funksion të dëshirës që të bashkohen së shpejti në BE.
“Ky nuk është një konstatim imi – thotë Petër Kolev. - Tashmë është publikuar raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, në të cilin thuhet: RSM duhet të zbatojë Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, të ndryshojë kushtetutën si prioritet, parlamenti të marrë iniciativa legjislative në lidhje me gjuhën e urrejtjes. KE raporton një rritje të këtij problemi me gjuhën e urrejtjes, me të drejtat e njeriut në RSM, veçanërisht kur bëhet fjalë për bullgarët atje. Është Komisioni Evropian që shpjegon pikë për pikë rastet për të cilat po flasim sot”.
Dhe rastet nuk janë një dhe dy – gjatë vitit të fundit janë dërguar mbi 100 raporte në institucionet evropiane nga njerëz me origjinë bullgare në Maqedoninë e Veriut, lidhur me "një sërë ngjarjesh dhe incidentesh nga jeta e tyre - sulme fizike, diskriminim në vendin e punës ose në institucionet arsimore, tentativa për veprime të gabuara ndaj sipërmarrjeve të tyre të biznesit, veprime të administratës”.
Gjatë incidentit në Ohër, në zyrën e Shoqërisë Kulturore Bullgare, ka pasur përfaqësues të OSBE-së, gjë që i jep Petër Kolevit arsye të besojë se edhe ky incident do të përshkruhet në një raport të kësaj organizate, si dhjetëra raste të tjera të regjistruara në tre vitet e fundit. “Absolutisht të gjithë e shohin atë që po ndodh. Jam i bindur se jo vetëm institucionet evropiane, por edhe ambasadat e partnerëve perëndimorë - anëtarë të NATO-s dhe BE-së, e vërejnë atë që po ndodh, sepse vitin e fundit kemi mbajtur një duzinë takimesh, kemi dërguar sinjale për gjithçka."
Përpiloi: Elena Karkallanova në bazë të intervistës së Diana Donçevës
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..