Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët e Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor bullgar bënë betimin

Vezhdi Rashidov: Ju lutem kolegë, mendoni!

Vezhdi Rashidov
Foto: BGNES

Kuvendi i 48-të Popullor u hap me një mbledhje solemne në prani të tre presidentëve, ambasadorëve dhe politikanëve të dikurshëm dhe aktualë. Sipas traditës, një fjalim të shkurtër mbajti deputeti më i moshuar - Vezhdi Rashidov nga GERB-SDS, i cili u bëri thirrje kolegëve të tij për të qenë të përgjegjshëm. Ai vuri në dukje se rruga më e lehtë është agresioni dhe mohimi, por nënvizoi se agresioni lind vetëm agresion. " E dimë gjithashtu se të zhytur në kriza dhe probleme të përditshme shpesh humbasim drejtimin”, shtoi doajeni i Parlamentit.

Përfaqësuesit e popullit u betuan se do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe do të udhëhiqen nga interesat e popullit në të gjitha veprimet e tyre, më pas dëgjuan himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Evropës. Deputetët e partisë “Vëzrazhdane” u ulën kur filloi “Oda e Gëzimit”.

E ndërsa në Kuvend përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare mbajnë fjalimet e tyre, rreth godinës janë mbledhur dy grupe protestuesish.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 marsin 2023

Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në mëngjes me mjegull pranë pishinave. Temperaturat maksimale do të arrijnë në 17-22°, në kryeqytet 19°. Me..

botuar më 23-03-23 8.25.MD

Pritet një rritje me 50% e taksës tol

Taksat tol* do të rriten me 50%, konfirmoi ministri në detyrë i zhvillimit rajonal, Ivan Shishkov. Sipas vlerësimeve, në këtë mënyrë të ardhurat vjetore prej tyre do të rriten me 600 milionë leva (306 milionë euro). Parashikohet që çmimi i taksës..

botuar më 23-03-23 7.44.MD

KQZ: Makinat e votimit do të dërgohen jashtë vendit në kohë

Nuk ka rrezik që makinat që do të përdoren për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit të mos arrijnë në kohë në komisionet seksionale zgjedhore jashtë vendit, tha në një konferencë për media zëdhënësja e KQZ-së, Rosica Mateva. Më herët..

botuar më 23-03-23 4.06.MD