Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 20 tetorin

Pritet ftohje e motit

Foto: Ani Petrova

Gjatë 24 orëve në vijim, një front atmosferik i ftohtë i turbullt do të kalojë në periferinë lindore të anticiklonit që mbulon Gadishullin Ballkanik. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i kthjellët gjatë natës dhe me diell gjatë ditës. Në gjysmën lindore të vendit dhe malet do të ketë rritje kalimtare të vranësirave, por pa reshje të konsiderueshme. Me erë mesatare veriperëndimore, në Bullgarinë Lindore - erë veri-verilindore do të depërtojë një ajër i ftohtë dhe temperaturat gjatë ditës do të ulen me rreth 5°, maksimalet mbizotëruese do të jenë ndërmjet 15° dhe 20°, kurse temperaturat e mëngjesit do të vazhdojnë të jenë të larta - kryesisht ndërmjet 5 ° dhe 10 °, në lugina të veçanta - rreth 0 °. Në Sofje, temperatura minimale do të jetë rreth 5°, ajo maksimale - rreth 16°.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, por pa reshje të konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare, në kreshtë - erë e përkohshme e fortë veriperëndimore. Temperaturat do të pësojnë rënie dhe në lartësinë 1200 m maksimumi do të jetë rreth 12°, në 2000 m - rreth 4°.

Mbi Detin e Zi do të ketë rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave, por pa reshje të konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare veri-verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 16°-18°, kurse temperatura e ujit të detit 17°-18°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 pikë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD