Sideritis elica – Elika e Rodopeve, është një specie e re bimore, e cila është zbuluar dhe përshkruar nga Prof. Ina Aneva, kryeasistenti dr. Georgi Bonçev nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe nga Prof. Petër Zhelev nga Universiteti i Pyjeve.
Sideritis elica është një bimë më e ndryshme nga çaji i famshëm Mursal - Sideritis scardica. Kjo u vërtetua jo vetëm morfologjikisht, por edhe nga analizat molekulare dhe gjenetike.
Sideritis elica rritet në Rezervatin e Biosferës "Muri i Kuq", në Rodopet Perëndimore. Përhapja e bimës është e kufizuar, gjë që kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e specieve në natyrë. Flora në Bullgari është e studiuar mirë dhe zbulimi i një specie të re bimore është një ngjarje relativisht e rrallë. Lloji u emërua për nder të nënës së Prof. Ina Aneva - Ellka, njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..