Sideritis elica – Elika e Rodopeve, është një specie e re bimore, e cila është zbuluar dhe përshkruar nga Prof. Ina Aneva, kryeasistenti dr. Georgi Bonçev nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe nga Prof. Petër Zhelev nga Universiteti i Pyjeve.
Sideritis elica është një bimë më e ndryshme nga çaji i famshëm Mursal - Sideritis scardica. Kjo u vërtetua jo vetëm morfologjikisht, por edhe nga analizat molekulare dhe gjenetike.
Sideritis elica rritet në Rezervatin e Biosferës "Muri i Kuq", në Rodopet Perëndimore. Përhapja e bimës është e kufizuar, gjë që kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e specieve në natyrë. Flora në Bullgari është e studiuar mirë dhe zbulimi i një specie të re bimore është një ngjarje relativisht e rrallë. Lloji u emërua për nder të nënës së Prof. Ina Aneva - Ellka, njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..