Termocentrali bërthamor “Zaporozhie” është shkëputur sërish nga rrjeti elektrik pasi bombardimet ruse dëmtuan dy linjat e fundit të tensionit të lartë të reaktorëve. Për ftohjen e tyre, ata përdorin 20 gjeneratorë me naftë, të cilët kanë karburant jo më shumë se 15 ditë, njoftoi kompania bërthamore ukrainase "Energoatom", cituar nga REUTERS. “Energoatom” i bëri thirrje komunitetit botëror të ndihmojë në çmilitarizimin e uzinës dhe largimin e pushtuesve rusë përpara se të kalojë afati kritik për tejkalimin e një aksidenti të mundshëm. Nga ana e tij, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolay Patrushev, tha se pushtuesit kanë parandaluar një atentat në uzinë, raporton TASS.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu akuzoi vendet perëndimore se po inkurajojnë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, duke synuar të shkatërrojnë ekonominë dhe potencialin ushtarak të Rusisë dhe ta privojnë atë nga një politikë e jashtme e pavarur. Shoigu vuri në dukje se që nga shkurti, trupat e NATO-s në krahun lindor janë rritur dy herë e gjysmë në 30 000 njerëz: "Grupe të reja taktike të batalioneve shumëkombëshe po krijohen në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki." Ai e akuzoi Perëndimin se ka injoruar "shantazhin bërthamor" të udhëhequr nga Ukraina.Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes..