Termocentrali bërthamor “Zaporozhie” është shkëputur sërish nga rrjeti elektrik pasi bombardimet ruse dëmtuan dy linjat e fundit të tensionit të lartë të reaktorëve. Për ftohjen e tyre, ata përdorin 20 gjeneratorë me naftë, të cilët kanë karburant jo më shumë se 15 ditë, njoftoi kompania bërthamore ukrainase "Energoatom", cituar nga REUTERS. “Energoatom” i bëri thirrje komunitetit botëror të ndihmojë në çmilitarizimin e uzinës dhe largimin e pushtuesve rusë përpara se të kalojë afati kritik për tejkalimin e një aksidenti të mundshëm. Nga ana e tij, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolay Patrushev, tha se pushtuesit kanë parandaluar një atentat në uzinë, raporton TASS.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu akuzoi vendet perëndimore se po inkurajojnë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, duke synuar të shkatërrojnë ekonominë dhe potencialin ushtarak të Rusisë dhe ta privojnë atë nga një politikë e jashtme e pavarur. Shoigu vuri në dukje se që nga shkurti, trupat e NATO-s në krahun lindor janë rritur dy herë e gjysmë në 30 000 njerëz: "Grupe të reja taktike të batalioneve shumëkombëshe po krijohen në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki." Ai e akuzoi Perëndimin se ka injoruar "shantazhin bërthamor" të udhëhequr nga Ukraina.Puna e gazetarëve të mediave më të vogla në Bullgari është veçanërisht e vështirë, sipas raportit vjetor të Këshillit të Evropës, të paraqitur në Bruksel. Në përgjithësi për Evropën, vihet re se në vendet e pjesës qendrore dhe lindore të kontinentit,..
Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes ka nevojë për modernizim që të mund të përmbushë të gjitha pritjet që na detyrojnë aftësitë..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav Borshosh lidhur me pjesëmarrjen e vendit në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare të turizmit në botë,..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..