Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Ilijana Jotova:

Bullgaria ka nevojë për një kabinet të qëndrueshëm, nuk janë pak partitë që punojnë për zgjedhje të parakohshme

Foto: Krasimir Martinov

Vendi ynë ka nevojë për një qeveri të rregullt që të miratohet një buxhet gjithëpërfshirës, si dhe ligjet nga të cilat varen këstet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Këtë e tha nënpresidentja Ilijana Jotova në Jerusalem, ku mbahet Takimi i XVII Botëror i Mediave Bullgare. Ajo theksoi, se presidenti Rumen Radev kësaj here u dha mjaftë kohë forcave politike për të gjetur formulën më të përshtatshme për formimin e një kabineti.

“Partitë deklarojnë, se po bëjnë gjithçka të mundshme për të formuar një qeveri, por pas drejtimit të parë pozitiv vjen një “por” dhe një elipsë – tha nënpresidenti. – Dialogu nuk shkon në drejtim të problemeve të vendit dhe kërkimit të një kryqëzimi dhe konsensusi në këto zgjidhje.  Kam ende ndjenjën se një pjesë e konsiderueshme e forcave politike duan zgjedhje të reja menjëherë, duke shpresuar për një rezultat më të lartë.”

Sipas nenpresidentes Jotova nga mënyra në të cilën punon Kuvendi Popullor do të bëhet e qartë në kohë të afërte a do të formohet një qeveri, ndërkaq me “një program afatgjatë dhe të qëndrueshëm”.

Nënpresidenti komentoi edhe tensionin e lidhur me refugjatët ukrainas në vendin tonë. Një ditë më parë shumë prej tyre dolën në protestë, sepse në çastin e fundit kuptuan, se duhej të largoheshin nga hotelet buzë detit dhe të transferoheshin në baza shtetërore në brendësinë e vendit. Ndërkohë, disa hotele ndërprenë ofrimin e ushqimeve për mysafirët e tyre, ndërsa të tjerë këmbëngulën që njerëzit të paguajnë qëndrimin dhe ushqimin nëse duan të mbeten.

“Sa i përket kushteve dhe pretendimeve të fundit, nuk është mirë kur gratë me fëmijë të vegjël pranohen pa kushte - tha Ilijana Jotova. - Edhe ndihma për hotelierët duhet të jetë më në kohë, sepse ju kujtohet se sa kohë prisnin fonde nga shteti për të mos falimentuar. Dhe në të njëjtën kohë integrimi i këtyre njerëzve duhet të jetë detyra jonë më e rëndësishme – jo aq akomodimi. Tani e tutje është shumë e rëndësishme të kuptojmë se në çfarë kontingjenti prej tyre mund të mbështetemi, për cilën periudhë specifike kohore, pasi rrezikojmë të humbim fonde dhe rezultatet të mos jenë të kënaqshme as për njerëzit që vijnë, as për ne si qytetarë bullgarë.”

Mediat kanë borxh ndaj refugjatëve ukrainas, beson edhe Ilijana Jotova, e cila i pyeti gazetarët se kur ishte hera e fundit që ata treguan për problemet e tyre.

Për mua, gjëja më e rëndësishme është të flasim se sa prej këtyre njerëzve mendojnë ta lidhin të ardhmen e tyre me Bullgarinë dhe si mund t’i integrojë ata në shoqëri, në mënyrë që ne të përmbushim të gjitha kushtet që ata shpresojnë kur vijnë në vendin tonë.”

Pyetjes së Radio Bullgarisë lidhur me imazhin e Bullgarisë jashtë shtetit, Ilijana Jotova iu përgjigj:

“Kemi një problem të caktuar në këtë drejtim. Imazhi i Bullgarisë jashtë shtetit nuk mund të jetë një reklamë e qëllimshme – e ngjashme me ato që dëgjojmë çdo mbrëmje në blloqet e reklamave. Këto janë të gjitha hapat dhe politikat pozitive që Bullgaria ofron si për qytetarët e saj në territorin e vendit ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë tij. Nuk ka reklamë më të mirë se kjo – dhe sidomos kur lajmet për Bullgarinë lidhen me qëndrimet kategorike në skenën ndërkombëtare, të cilat ajo i ka mbrojtur dhe ka gjetur aleatë të mjaftueshëm për t’i zbatuar.”

Përpilues: Diana Cankova (mbi bazë të pyetjeve të Krasimir Martinov, BNR – Radio Bullgaria dhe mediave të tjera)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD