Vendi ynë ka nevojë për një qeveri të rregullt që të miratohet një buxhet gjithëpërfshirës, si dhe ligjet nga të cilat varen këstet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Këtë e tha nënpresidentja Ilijana Jotova në Jerusalem, ku mbahet Takimi i XVII Botëror i Mediave Bullgare. Ajo theksoi, se presidenti Rumen Radev kësaj here u dha mjaftë kohë forcave politike për të gjetur formulën më të përshtatshme për formimin e një kabineti.
“Partitë deklarojnë, se po bëjnë gjithçka të mundshme për të formuar një qeveri, por pas drejtimit të parë pozitiv vjen një “por” dhe një elipsë – tha nënpresidenti. – Dialogu nuk shkon në drejtim të problemeve të vendit dhe kërkimit të një kryqëzimi dhe konsensusi në këto zgjidhje. Kam ende ndjenjën se një pjesë e konsiderueshme e forcave politike duan zgjedhje të reja menjëherë, duke shpresuar për një rezultat më të lartë.”
Sipas nenpresidentes Jotova nga mënyra në të cilën punon Kuvendi Popullor do të bëhet e qartë në kohë të afërte a do të formohet një qeveri, ndërkaq me “një program afatgjatë dhe të qëndrueshëm”.
Nënpresidenti komentoi edhe tensionin e lidhur me refugjatët ukrainas në vendin tonë. Një ditë më parë shumë prej tyre dolën në protestë, sepse në çastin e fundit kuptuan, se duhej të largoheshin nga hotelet buzë detit dhe të transferoheshin në baza shtetërore në brendësinë e vendit. Ndërkohë, disa hotele ndërprenë ofrimin e ushqimeve për mysafirët e tyre, ndërsa të tjerë këmbëngulën që njerëzit të paguajnë qëndrimin dhe ushqimin nëse duan të mbeten.
“Sa i përket kushteve dhe pretendimeve të fundit, nuk është mirë kur gratë me fëmijë të vegjël pranohen pa kushte - tha Ilijana Jotova. - Edhe ndihma për hotelierët duhet të jetë më në kohë, sepse ju kujtohet se sa kohë prisnin fonde nga shteti për të mos falimentuar. Dhe në të njëjtën kohë integrimi i këtyre njerëzve duhet të jetë detyra jonë më e rëndësishme – jo aq akomodimi. Tani e tutje është shumë e rëndësishme të kuptojmë se në çfarë kontingjenti prej tyre mund të mbështetemi, për cilën periudhë specifike kohore, pasi rrezikojmë të humbim fonde dhe rezultatet të mos jenë të kënaqshme as për njerëzit që vijnë, as për ne si qytetarë bullgarë.”
Mediat kanë borxh ndaj refugjatëve ukrainas, beson edhe Ilijana Jotova, e cila i pyeti gazetarët se kur ishte hera e fundit që ata treguan për problemet e tyre.
“Për mua, gjëja më e rëndësishme është të flasim se sa prej këtyre njerëzve mendojnë ta lidhin të ardhmen e tyre me Bullgarinë dhe si mund t’i integrojë ata në shoqëri, në mënyrë që ne të përmbushim të gjitha kushtet që ata shpresojnë kur vijnë në vendin tonë.”
Pyetjes së Radio Bullgarisë lidhur me imazhin e Bullgarisë jashtë shtetit, Ilijana Jotova iu përgjigj:
“Kemi një problem të caktuar në këtë drejtim. Imazhi i Bullgarisë jashtë shtetit nuk mund të jetë një reklamë e qëllimshme – e ngjashme me ato që dëgjojmë çdo mbrëmje në blloqet e reklamave. Këto janë të gjitha hapat dhe politikat pozitive që Bullgaria ofron si për qytetarët e saj në territorin e vendit ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë tij. Nuk ka reklamë më të mirë se kjo – dhe sidomos kur lajmet për Bullgarinë lidhen me qëndrimet kategorike në skenën ndërkombëtare, të cilat ajo i ka mbrojtur dhe ka gjetur aleatë të mjaftueshëm për t’i zbatuar.”
Përpilues: Diana Cankova (mbi bazë të pyetjeve të Krasimir Martinov, BNR – Radio Bullgaria dhe mediave të tjera)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e..