Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

4.5 milion ukrainas mbetën pa rrymë elektrike për shkak të sulmeve ruse

Foto: arkiv

Gati 4.5 milionë ukrainas, ose mbi 10 për qind e popullsisë së vendit të paraluftës, mbetën pa energji elektrike që nga mbrëmja e kaluar për shkak të sulmeve ruse, njoftoi Presidenti Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij video. Kievi dhe dhjetë rajone të tjera u prekën, duke përfshirë Kievin, Dnipropetrovskun dhe Zaporizhzhien.

Forcat ruse ka të ngjarë të braktisin pozicionet e tyre në bregun perëndimor të lumit Dnieper, tha në një intervistë për Reuters Kirill Stremousov, nënkryetari i autoritetit rus pushtues në rajonin Herson. Ai shpjegoi për median pro Kremlinit “Sollovjov Live” se njësitë ruse me siguri do të tërhiqen në bregun lindor. Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kievi, por nëse mesazhi konfirmohet, kjo do të jetë tërheqja më poshtëruese ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, komentoi Reuters.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk gjeti shenja të aktiviteteve të padeklaruara në fushën bërthamore, njoftoi Reuters. Inspektimi i tri vendeve të dyshimta sipas Moskës u bë në përgjigje të akuzave se Kievi po zhvillon të ashtuquajturat bombë të pistë - një eksploziv konvencional të kombinuar me material radioaktiv.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se testi i një rakete balistike ndërkontinentale të lëshuar nga nëndetësja bërthamore “Generalisimus Suvorov” ishte i suksesshëm, bëri të ditur AFP. Raketa, e cila është e aftë të mbajë një kokë bërthamore dhe pritet të hyjë në shërbim me flotën luftarake së shpejti, u lëshua nga Deti i Veriut dhe goditi objektivin e synuar në një terren stërvitor në Gadishullin Kamçatka.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtare nga 7 vende janë në një kamp krijues në Çepellare në Rodope

Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..

botuar më 24-08-10 5.00.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Natën do të jetë e kthjellët, ndërsa të shtunën do të mbahet mot me diell. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, përderisa gjatë ditës do të jetë i orientuar nga veri-verilindja dhe do të forcohet..

botuar më 24-08-09 7.35.MD

Gorica Grënçarova-Kozhareva është kryeministrja e re në detyrë

Kreu i shtetit Rumen Radev zgjodhi kryeministre në detyrë Gorica Grënçarova-Kozhareva, nënkryetare e deritanishme të Dhomës së Auditimit. Kushtetuta nuk përcakton një afat në të cilin ushtruesi i detyrës së kryeministrit duhet të paraqesë përbërjen..

botuar më 24-08-09 11.54.PD