Para afro një muaji Vëllezërit Argirovi dhe këngëtarja Toni Dimitrova prezantuan këngën e tyre “Përballë erës”, e cila shumë shpejt fitoi popullaritet në se gjykojmë nga qasjet në rrjetet sociale. Adhuruesit e këngëve melodike pop përmbushën rrjetin me komente pozitive.
Muzikën e kompozoi Bllagovest Argirov, ndërsa teksti është një tjetër rrëfim prekës i poetit Aleksandër Petrov. Kënga është për dashurinë, e cila i jep kuptim jetës, por ngandonjëherë nuk kemi kohë ta kuptojmë.
“Po ecim diku përballë erës.
Çfarë humbëm? Çfarë presim?
Dhe ndoshta tani... e kuptojmë
se në një jetë - kjo është dashuria....”
këndojnë Vëllezërit Argirov dhe Toni Dimitrova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..