Në Ditën e të Vdekurve, më 5 nëntor, përpara Mauzoleumit Ushtarak në varrezat qendrore të Sofjes do të nderohet kujtimi i ushtarëve të rënë bullgarë, njoftoi Sekretariati për Shtyp i Presidencës. Kreu i shtetit Rumen Radev do të marrë pjesë në ritualin ushtarak – përkujtimor.
Pak më vonë, në varrezat ushtarake bullgare në fshatin Capari, Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rituali tradicional ushtarak-kishtar. Në të do të marrë pjesë nënpresidentja Ilijana Jotova. Varrezat u krijuan gjatë Luftës së Parë Botërore, kur aty u varrosën 214 ushtarë dhe oficerë bullgarë dhe është varreza e parë ushtarake bullgare e restauruar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Në oborrin e kishës “Shën Gjergi” janë shtatë monumentet e oficerëve bullgarë të varrosur aty. Ato janë një nga të paktat e ruajtura nga mijëra monumentet e oficerëve bullgarë në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut.
Para ceremonisë përkujtimore, në Konsullatën e Përgjithshme Bullgare në Manastir, Ilijana Jotova do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “125 vjet përfaqësim diplomatik bullgar në Manastir” dhe në prezantimin e librit “Dosja Galiçica dhe fati i prishur i Pande Eftimov”.Sateliti bullgar "Balkan-1", i cili do të transmetojë të dhëna për programin "Kopernik" të BE-së, u lëshua në orbitën rreth Tokës. Sateliti u krijua nga kompania “EnduroSat” dhe u lëshua në hapësirë nga baza “Vandenberg” në Santa Barbara të..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor, kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zgjedhjet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Jugore, do të ketë reshje të dobëta bore, në rajonet ekstreme juglindore - reshje shiu. Shpërndarje më të ndjeshme dhe ulje të..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për..