Në Ditën e të Vdekurve, më 5 nëntor, përpara Mauzoleumit Ushtarak në varrezat qendrore të Sofjes do të nderohet kujtimi i ushtarëve të rënë bullgarë, njoftoi Sekretariati për Shtyp i Presidencës. Kreu i shtetit Rumen Radev do të marrë pjesë në ritualin ushtarak – përkujtimor.
Pak më vonë, në varrezat ushtarake bullgare në fshatin Capari, Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rituali tradicional ushtarak-kishtar. Në të do të marrë pjesë nënpresidentja Ilijana Jotova. Varrezat u krijuan gjatë Luftës së Parë Botërore, kur aty u varrosën 214 ushtarë dhe oficerë bullgarë dhe është varreza e parë ushtarake bullgare e restauruar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Në oborrin e kishës “Shën Gjergi” janë shtatë monumentet e oficerëve bullgarë të varrosur aty. Ato janë një nga të paktat e ruajtura nga mijëra monumentet e oficerëve bullgarë në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut.
Para ceremonisë përkujtimore, në Konsullatën e Përgjithshme Bullgare në Manastir, Ilijana Jotova do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “125 vjet përfaqësim diplomatik bullgar në Manastir” dhe në prezantimin e librit “Dosja Galiçica dhe fati i prishur i Pande Eftimov”.Qeveria bullgare i ka dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dy vendet. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të marrin..
Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar paralajmëron se kushtet atmosferike për turizëm në male janë të këqija. Është me re dhe me mjegull. Për shkak të reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, është në fuqi shkalla më e lartë e..
Nga ecuria e bisedimeve me Aleancën për të Drejtat dhe Liritë (APS) varet nëse të mërkurën më 15 janar do të paraqitet një dosje me emra për formimin e qeverisë. Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS tha për mediat se ende nuk është vendosur asgjë dhe..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për..