Çmimet për një paketë tre ditore për dy veta me akomodim në hotel, transport të organizuar dhe darkë festive në jaht, nën “një dush fishekzjarrë” në Bosfor, lëvizin nga 600 deri në 1200 leva (nga rreth 300 deri në rreth 600 euro), njofton BTA. Kompanitë e operatorëve turistikë të Burgasit ofrojnë një gamë të pasur propozimesh për të pritur vitin e ri 2023 në fqinjin tonë jugor Turqi.
Nga ana tjetër, shumë hotele në bregdetin bullgar të Detit të Zi, të cilat do të jenë të hapura për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raportojnë se tashmë i kanë shitur paketat që kanë ofruar. Në Pomorie, për shembull, çmimet janë midis 400 dhe 500 leva (midis rreth 200 dhe 250 euro) për dy ditë, duke përfshirë darkën e Vitit të Ri, për një person.
Për BTA, Hristina Sllavova, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Odës Rajonale Turistike të Burgasit, tregon se interesim të shtuar ka edhe për ofertat për ahengje të kompanive buzë detit, të cilat organizohen nga ato shumë kohë para festave të fundvitit.83 mijë bullgarë dhe 18 mijë mysafirë të huaj ka pritur Bellogradçiku gjatë vitit 2022, me të cilën qyteti piktoresk veriperëndimor pothuajse arriti vitin e suksesshëm turistik 2019, mësojmë nga nënkryetari i bashkisë Rosen Mlladenov. Gjithashtu,..
Plovdivi, qyteti i dytë më i madh në Bullgari, me rrugët e tij komode qendrore, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe mikpritjen e banorëve të tij, të bën që të dashurohesh me te që në takimin e parë. Banorët e Plovdivit do t'ju udhëheqin me kënaqësi në vendet që..
Bullgaria merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare turistike FITUR në Madrid (18-22 janar). Ajo synon turizmin masiv dhe kryeqyteti spanjoll tradicionalisht pret një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e turizmit në mbarë botën. Vendi ynë merr..