Banorët e Kievit duhet të jenë gati të largohen nga qyteti nëse ka një ndërprerje të plotë të rrymës elektrike, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko. Javët e fundit, miliona ukrainas kanë qenë pa energji elektrike dhe ujë, pasi raketat dhe dronët rusë kanë goditur infrastrukturën jetike. Për të shmangur mbingarkesat dhe për të lejuar riparimet, është futur një mbyllje periodike e furnizimit me energji elektrike. Rreth 40% e sistemit energjetik të Ukrainës është dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ruse ndaj termocentraleve dhe linjave të energjisë.
Presidenti Volodimyr Zelenski paralajmëroi se, në kundërshtim me Konventat e Gjenevës për Mbrojtjen e Civilëve në Kohë Lufte, Rusia po furnizohet me raketa iraniane për të përsëritur sulmet masive në infrastrukturën ukrainase, kryesisht atë të energjisë. Zelenski shtoi se pa mbështetjen e Teheranit për Moskën, Ukraina do të ishte tashmë më afër paqes.Avioni i dytë luftarak F-16 do të vijë në Bullgari brenda disa ditësh, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një leksion para studentëve në Universitetin e Bibliotekës dhe Teknologjive të Informacionit. "Fluturimi i këtyre avionëve nuk është..
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Polako-Bullgare. Rumen Radev theksoi rëndësinë e turizmit detar,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..
Asnjë nga versionet e mundshme se pse avioni i parë luftarak bullgar F-16 nuk mund të fluturojë nuk është përjashtuar. Ekziston gjithashtu një..
25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës..