Nënpresidentja Ilijana Jotova organizon një forum ndërkombëtar mbi alfabetin cirilik të quajtur "Ne gjithashtu i dhamë diçka botës".
Sot, më 7 nëntor, në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje do të mblidhen studiues të njohur bullgarë nga Austria, Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Lituania, Polonia dhe Serbia, si dhe studiues të periudhës së Mesjetës bullgare. Do të lexohen edhe kumtesa të studiuesve bullgarë nga Rusia dhe Ukraina. Në forum do të diskutohet kontributi bullgar në shpëtimin e veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij dhe të nxënësve të tyre, krijimi dhe përhapja e alfabetit cirilik në botën sllave. Krahas rrënjëve historike do të diskutohet edhe perspektiva e studimeve bullgare. Aktiviteti do të mbyllet me një tryezë të rrumbullakët me temë "Alfabeti cirilik në shekullin XXI".
Më 8 dhe 9 nëntor, të ftuarit e huaj do të udhëtojnë në kryeqytetet e vjetra bullgare Pliska, Presllav dhe Tërnovo, do të vizitojnë depot e disa muzeve dhe do të njihen me monumentet epigrafike dhe arkeologjike të zbuluara kohët e fundit në Bullgarinë Verilindore.Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..