Nënpresidentja Ilijana Jotova organizon një forum ndërkombëtar mbi alfabetin cirilik të quajtur "Ne gjithashtu i dhamë diçka botës".
Sot, më 7 nëntor, në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje do të mblidhen studiues të njohur bullgarë nga Austria, Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Lituania, Polonia dhe Serbia, si dhe studiues të periudhës së Mesjetës bullgare. Do të lexohen edhe kumtesa të studiuesve bullgarë nga Rusia dhe Ukraina. Në forum do të diskutohet kontributi bullgar në shpëtimin e veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij dhe të nxënësve të tyre, krijimi dhe përhapja e alfabetit cirilik në botën sllave. Krahas rrënjëve historike do të diskutohet edhe perspektiva e studimeve bullgare. Aktiviteti do të mbyllet me një tryezë të rrumbullakët me temë "Alfabeti cirilik në shekullin XXI".
Më 8 dhe 9 nëntor, të ftuarit e huaj do të udhëtojnë në kryeqytetet e vjetra bullgare Pliska, Presllav dhe Tërnovo, do të vizitojnë depot e disa muzeve dhe do të njihen me monumentet epigrafike dhe arkeologjike të zbuluara kohët e fundit në Bullgarinë Verilindore.Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..