Nënpresidentja Ilijana Jotova organizon një forum ndërkombëtar mbi alfabetin cirilik të quajtur "Ne gjithashtu i dhamë diçka botës".
Sot, më 7 nëntor, në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje do të mblidhen studiues të njohur bullgarë nga Austria, Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Lituania, Polonia dhe Serbia, si dhe studiues të periudhës së Mesjetës bullgare. Do të lexohen edhe kumtesa të studiuesve bullgarë nga Rusia dhe Ukraina. Në forum do të diskutohet kontributi bullgar në shpëtimin e veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij dhe të nxënësve të tyre, krijimi dhe përhapja e alfabetit cirilik në botën sllave. Krahas rrënjëve historike do të diskutohet edhe perspektiva e studimeve bullgare. Aktiviteti do të mbyllet me një tryezë të rrumbullakët me temë "Alfabeti cirilik në shekullin XXI".
Më 8 dhe 9 nëntor, të ftuarit e huaj do të udhëtojnë në kryeqytetet e vjetra bullgare Pliska, Presllav dhe Tërnovo, do të vizitojnë depot e disa muzeve dhe do të njihen me monumentet epigrafike dhe arkeologjike të zbuluara kohët e fundit në Bullgarinë Verilindore.Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..