Nënpresidentja Ilijana Jotova organizon një forum ndërkombëtar mbi alfabetin cirilik të quajtur "Ne gjithashtu i dhamë diçka botës".
Sot, më 7 nëntor, në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje do të mblidhen studiues të njohur bullgarë nga Austria, Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Lituania, Polonia dhe Serbia, si dhe studiues të periudhës së Mesjetës bullgare. Do të lexohen edhe kumtesa të studiuesve bullgarë nga Rusia dhe Ukraina. Në forum do të diskutohet kontributi bullgar në shpëtimin e veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij dhe të nxënësve të tyre, krijimi dhe përhapja e alfabetit cirilik në botën sllave. Krahas rrënjëve historike do të diskutohet edhe perspektiva e studimeve bullgare. Aktiviteti do të mbyllet me një tryezë të rrumbullakët me temë "Alfabeti cirilik në shekullin XXI".
Më 8 dhe 9 nëntor, të ftuarit e huaj do të udhëtojnë në kryeqytetet e vjetra bullgare Pliska, Presllav dhe Tërnovo, do të vizitojnë depot e disa muzeve dhe do të njihen me monumentet epigrafike dhe arkeologjike të zbuluara kohët e fundit në Bullgarinë Verilindore.Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..