Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE miratoi paratë e para për Bullgarinë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Foto: ec.europa.eu/YÜGEN

Komisioni Evropian /KE/ miratoi dhënien e 1.37 miliardë euro grante sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të Bullgarisë. Paratë pritet të hyjnë në buxhet në fillim të dhjetorit. Në fakt, shpenzimet do të realizohen në vitin 2023 dhe kjo do të sjellë një buxhet rekord në përputhje me financimin evropian për vitin e ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Sot kam kënaqësinë të përgëzoj Bullgarinë për përparimin e arritur në zbatimin e programit ambicioz në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Bullgaria ka miratuar reforma të rëndësishme në kuadrin rregullator për luftimin e pastrimit të parave të pista, ka përmirësuar mbulimin e të ardhurave minimale dhe ofrimin e shërbimeve sociale”, theksoi Von der Leyen në deklaratën e saj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD