Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një video e re e grupit X-R@Y dhe njohje në John Lennon Songwriting Contest

Foto: xray.bg

Titulli i këngës është “Nëse ndonjëherë”, dhe premiera e videos është arsyeja që grupi të na tërheq vëmendjen mbi çmimin e fituar në shtator në Konkursin e Fondacionit “Xhon Lenën”.

X-R@Y bashkon Vesellin Kirev – vokal, Nikollaj Nikollov – tambura, Nikollaj Dimitrov – kitarë. Pikërisht ata e krijouan grupin në fund të vitit 2006. “Rrezet rëntgen depërtojnë thellë në materi. Ne duam që muzika të cilën e krijojmë të ketë të njëjtën aftësi”, shkruajnë ata në uebsajtin e tyre.

Më vonë, treshes iu bashkua Marijan Zhivkov - bateri. Në vitin 2017, muzikantët morën pjesë në Festivalin StreetMusic në Satu Mare - Rumani dhe fituan çmimin e dytë. Albumi i tyre i parë solo quhet “O.K.”. Ai doli në tregun muzikor në vitin 2019. Këngët në të kombinojnë pop, rok, blues, world, funk, reggae dhe motive folklorike bullgare. Në konkursin e krijimit të këngëve me emrin e Xhon Lenon, që organizohet në kujtim të muzikantit të madh, juria vlerëson origjinalitetin, melodinë, kompozimin, tekstin, siç është e regjistruar në kushtet e pjesëmarrjes. Fitues në kategorinë World Music, në të cilën u dekorua grupi X-R@Yа, është këngëtari irakian Agreen Dilshad. Dy  interpretuesit e tjerë të dalluar së bashku me muzikantët bullgarë janë nga Japonia dhe India.

Teksti i këngës “Nëse ndonjëherë” është në bullgarisht. Në regjistrim u përfshin edhe gajdexhiu Martin Ljamov nga Ansambli Folklorik Kombëtar “Filip Kutev” dhe basisti Mirosllav Gajdarski.

Përveç promovimit në të gjitha platformat e Fondacionit Xhon Lenën, pjesë e çmimit janë lloje të ndryshme të softuerit dhe harduerit muzikor që do të përdoren në projektet e tyre të ardhshme, thonë artistët.

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzika dhe artet takohen nën yjet në rajonin e qytetit malor Trojan

Për të gjashtin vit radhazi, fshati malor Debnevo në rajonin e qytetit Trojan po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit Jam on the River. Veprimtaria, e cila mbledh shumë muzikantë të huaj dhe vendas, mbahet nga data 31 korrik deri më 3..

botuar më 24-07-31 2.15.MD

"Një hap më afër" rikrijon një histori të vërtetë, shumë romantike

Dueti “Chaz\'n\'Byanka” regjistroi një këngë të re. Në "Një hap më afër", këngëtarëve Ljubomir Bojanov dhe Vasilina Bjankova iu bashkua Daniell Petrov, i njohur nga grupi “Taking Heed”. Pas krijimit të kësaj kënge qëndron një histori e vërtetë..

botuar më 24-07-31 6.35.PD

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD