Në konsultimet me forcën e katërt parlamentare – “Vëzrazhdane”, për formimin e kabinetit, presidenti Rumen Radev theksoi se krizat në vendin tonë kërkojnë që të kemi një qeveri të rregullt që merr vendime me horizont afatgjatë.
“Formimi i qeverisë është detyra më e rëndësishme e Kuvendit Popullor. Nëse arrijmë mandatin e tretë, jemi të gatshëm t'jua kërkojmë”, u përgjigj lideri i partisë Kostadin Kostadinov. Ai tha gjithashtu se për mandatin e parë, partia e tij mund të bisedojë, por do të mbrojë qëndrimet e saj. "Ne jemi të gatshëm të mbrojmë politikat," shtoi Kostadinov.
Me rastin e kërkesës së “Vëzrazhdane” për referendum për anëtarësimin e vendit tonë në Eurozonë, kreu i shtetit deklaroi se mbajtja e referendumit për çështjet e zgjidhura në traktatet ndërkombëtare tashmë të ratifikuara bie ndesh me Kushtetutën.
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..